Ku janë ëngjejt…Robert Mavro


Sa herë me ëngjejt isha dashuruar

Sa të fshehtë ishin si djajtë njësoj

Kurrë njërzve nuk u pata besuar

Poe as ëngjejve më nuk u besoj!

Fshiheshin në sytë e ulur të dlirë

Në zemrat e trazuara plot furtunë

Ikin të paturpshëm pa lumtumirë

Ikin të pafajshëm nga unë!?

Po ku mund t’i gjeja ëngjejt e vërtetë

I kam kërkuar tërë botën në çdo skaj

Të më thoshnin më fal një këtë jetë

Dhe tërë jetë s’do t’u vija faj!?