Ku je ti moj shpresë,që nuk dukesh ku je ?
mu zotove në fillim të jetës,mu zotove shumë
kur unë u linda,erdha në jetë për herë të parë
kur për herë të parë,hapa sytë dhe qava unë.
Ku je ti moj shpresë vallë ku je ?
se shumë në këtë jetë,më je zotuar
me the që kurrë në jetën tënde kurrë
aspak ty,nuk kam për të të lënduar.
Ku je ti moj shpresë që s’dukesh ku je
ku je futur,ku je fshehur,ku je strukur
pse më ke mashtruar mua gjithë këto vite
apo mi thoshe për t’u mburrur,për tu dukur.???
Dua të takoj,ku mund të të gjej,ku je vallë ?
dhe sot me pa tjetër,do të pres,qe të të pyes
nuk e di në këtë kohë,a je akoma gjallë
por më thonë;që -SHPRESA-e fundit- VDES-.
