Ku jeee…,o njeriii…Natasha Limaj


kaçurels e dua, ëndërr, top model

xhelosur baluket , t’u vësh dorën, tel…

çamarrok e dua, zjarr adrenalina

mbi motorr si era, vetëtimë makina…

me fat , një dorëshpuar, grimcëz të më dojë

dhe, për të çuditshmet, “ brima “ të burojë…

çfarë flisni moj shoqe, të ndërtojë pallate

unë shapkat me pëndë, trak e truk ndër kate…

jo – jo – jo – jo -jooo…, nuk më joshni fare…

kusht i vetëm imi, llogari bankareee….

e shokuar mbeta, ç’është kjo babëzi ?!

si nuk foli njëra, ku jeee…, o njeriii ?!..

të më dojë, e ta dua, të tregojë sinqeritet

punëtor e i mençur, llafn “ jooo…”për poet!…