Ku je,ku të kërkoj-Suzana Rama


Ah moj jetë e bukur,

ku gjendesh, ku të të gjej,

se dhe sikur të mos duash,

do të kërkoj që të rrëmbej,

të të fus në gjoksin tim,

që zëmra të të ndjejë.

Do hedh mbi supe një torbë,

e do të dal nëpër botë,

herë me bukë e herë pa bukë,

po do përpiqem të duroj,

do të jem mbi e nën rrugë,

në të nxehtë e në të ftohtë.

E di dhe buza do më thahet,

dhe këmbët do të më lodhen,

dhe kurrizi do t’më dhëmbë,

dhe sytë do t’më përloten,

por nuk do të mposhtem.

Dhe po gjeta ndonjë rrugëtar,

ta pyes nuk do të druhem,

aspak nuk do të hesht,

të më tregojë një kahe,

ku rrugëtimin tim të mbështes.

Po ku gjëndesh, ku të të kërkoj,

të të marr, të të përvehtësoj,

duhet që dhe unë të qesh, të gëzoj,

e më pas shokëve, shoqeve të mija,

t’ju a jap këtë përvojë,

e sejcili të të rrokë, të mbaj fortë,

e kurrë të mos të të lëshojë….

E drejta e gjithsecilit është,

që jetën e vet, këtë martire jetë,

që vjen vetëm një herë,

ta përballojë e bukur ta jetojë.