Ku kena humb?!-Donike Rrethej


Dashnija e pa’kohë asht vetëm n’andrra,

premtimet e g’jata jan vetëm iluzion,

për dikë mund t’jem vetëm gabim,

për dikë rast,

e dikë tjetër realitet,

dikë thjesht çast.

Tesh , gjithçka ka aromë tjetër,

tjetër hap…

tjetër shikim.

Sot fjala nuk bind ma,

e gjithçka rreth nesh ka tjetër peshë.

I kena vra dridhjet e zemrës,

fluturave q’i vallzojnë mbrenda nesh ju kena pre krahët,

e buzës shijen e puthjes.

Prekjen e shndërruem n’dhunë…

tuj dëfrye mbi pretendimet e shpirtit.

S’dimë ma as me dasht,

si dikur,

me u skuq , me u m’shehë e me ikë prej turpit.

I kena vra andrrat ,

e netët i kena kthye jo ma n’pritje t’bukura,

thjesht dëfrim çastit.

S’dimë ma me dhanë ,

veç marrim pa ja dit vlerën ,as peshën ,as shijen.

Ka ardhë koha me u ndal…

hapin me e ba’e pritje,

zemrën strofull dashnijet,

e shpirtin shteg andrrash,

t’nji kohet ku gjithçka shijonte…

ndjenjë.

S’dimë as me kja si dikur ,

tesh dimë veç me dhunue e me vra ,

po për çka?!

Vallë ku kena humb ?!.

diku e askund ?!.

Për dikë jam thjesht gabim…

për dikë rast ,

për dikë realitet ,

e dikë tjetër çast.

( E sot due t’jetoj çdo çast ).

Sikur t’jet ditë e fundit ,

se dashnitë tesh s’kanë kohë ,as emën,

jetohen thjesht veç me trup ,pa shpirt as zemër.

Autore:

Donike Rrethej .