Ku pena buron nga guri-Poeti Maliq Micka-Gezim Llojdia

1.

Në zemër të Labërisë, aty ku malet takohen me qiellin dhe toka shpesh është më shumë gur sesa arë pjellore, ka lulëzuar prej shekujsh një thesar i vërtetë shpirtëror:poetët popullorë.

Këta artistë të fjalës, me zërat e tyre kumbues dhe penën e mprehtë.Dhe nuk janë thjesht krijues vargjesh ata janë kronikanë të ndjenjave, “roje të historisë” dhe pasqyra e thellë e shpirtit të një populli.

2.

…Nuk është e rastësishme, që kjo tokë e ashpër të ketë nxjerrë kaq shumë poetë popullorë.Përkundrazi, është pikërisht sfida e natyrës dhe jeta e kalitur.Mirëpo çfarë ka bërë ajo? -Ajo or mik ka ndezur një zjarr të brendshëm krijues.

Këtu, mendja nuk njeh “kufij” edhe pse tokat e bukës mund të jenë të pakta. Frymëzimi buron i pastër dhe i fuqishëm, duke gjetur “shtrat në vargun e kënduar”.

Dhe në fjalën e thënë.Dhe duke dëshmuar se “pjelloria më e madhe” shpesh nuk është ajo e tokës.Por e shpirtit njerëzor.Këta zëra,të ushqyer nga tradita dhe thellësia e emocionit, vazhdojnë të na tregojnë historitë e tyre, të gdhendura me pasion dhe urtësi.

3.

…Poeti Maliq Micka ka reaguar pas dosjes sime të publikuar në Facebook, me titull “Më emëruan gazetar…”. Ai ka krijuar një poezi prekëse, e cila do të shpaloset më poshtë. Ai ka shkruar një poezi të veçantë, një vepër që flet me gjuhën e zemrës. Poezia e Mickës, një poet me rrënjë të thella jugore, është një dëshmi e dhimbjes njerëzore, të përjetuar në periudhat më të vështira. Përmes shprehjeve tradicionale dhe një ndjeshmërie të rrallë, ai përshkruan thellësinë e një plage që, edhe pse ka kaluar shumë kohë,ende nuk është shëruar plotësisht.Gjuha e poetit jugor është një pasqyrim i thellë i dhimbjes njerëzore në kohët më të vështira.Me shprehje tradicionale, përshkruan plagët e pashëruara, dhimbje që, pavarësisht viteve, mbetet ende e gjallë. Micka, një zë i thellë i jugut, përmes vargjeve të tij arrin të prekë fijet më të ndjeshme të dhimbjes njerëzore, asaj që ka gërryer shpirtin në kohët më të errëta.Me shprehje,që flasin nga thellësia e tradita, ai “pikturon plagën” që,edhe pse ka kaluar kalvari i viteve,ende ajo mbetet e hapur dhe e pashëruar.

4.

..Në Labëri, ku mungonin agjencitë e lajmeve,rapsodët e këngës kishin një rol të veçantë.Ata ishin kronikanët e kohës.Frymëzimi hyjnor i kapte kudo,dhe vargjet lindnin për çdo gjë e në çdo gjë.Herë me ironi therëse, herë me dhimbje të thellë, ata thurnin rrëfimin e ngjarjeve.Në mungesë të botimeve, këta poetë ruanin çdo gjë në memorien e tyre dhe i qëndisnin vargjet nëpër dasma e zaifete,ku shtëpia dhe mëhalla tundoheshin nga zhurma, shoqëruar me vargjet e krijuara enkas.Poeti i fshatit nuk fshihej në ndonjë skutë,përkundrazi, ai shkonte në arë, me bagëtitë, bashkë me punët e përditshme, dhe aty thurte vargje që piklonin nektar.Duhej thënë se në zemër të Labërisë, ku nuk ishin shpikur ende axhanset e lajmeve, lulëzonte një traditë e lashtëku rapsodët e këngës ishin zëdhënësit e vërtetë.Frymëzimi hyjnor i prekte në çdo skutë të jetës, duke lindur vargje për çdo gjë, në çdo ngjarje.

5.

Ashtu si bleta gjen kohë të roitet në zgjua.Dhe si uji gjen kohën të thahet në krua, poeti në ato toka skërka të jugut, edhe pse i zhytur në punë të rënda, gjente çaste për të skalitur.Poeti gjente “dritare kohe”.Në to ai skaliste, fillimisht në brendësi të mendjes së tij, vargje që sot rrojnë si perla të poezisë popullore Ato janë uji i kristaltë, që shkëlqen mes ujëvarave të Kurveleshit.Dhe këta poete nuk janë të pakët.Dhe nuk është çudi që kjo krahinë e bukur dhe malore.Dhe aq e ashpër nëpër dimra. Dhe me më shumë gurë sesa tokë buke, të nxjerrë poetë që i këndojnë gjithçkaje me gjuhën e zemrës.Nuk është e rastësishme që kjo krahinëku guri mbizotëron mbi tokën pjellore, të nxjerrë poetë. Ata i këndojnë çdo fije jete me një gjuhë që buron drejtpërdrejt nga zemra, duke i dhënë zë dhe shpirt thellësive të Labërisë.

6.

Ajo që të lë pa fjalë është se ata nuk e presin frymëzimin të bjerë nga qielli. Përkundrazi, e marrin direkt nga një ngjarje.Por dhe nga pulsi i jetës, dhe menjëherë nisin të gdhendin vargje. Ajo që të magjeps është se frymëzimi për ta nuk vjen si një dhuratë qiellore, por buron drejtpërdrejt nga vetë ngjarja, nga rrjedha e pandërprerë e jetës.Nga ky burim i gjallë, ata nisin të skalitin menjëherë vargje.Krijimtaria e tyre nuk njeh procesin e lodhshëm të fshirjes dhe rishkrimit.

…Po i pëlqeve mirë se mirë,po nuk i pëlqeve:Kurrë mos i pëlqefsh!

Ajo qëndron te një art i veçantë.Vargjet gdhenden së pari në thellësitë e mendjes dhe vetëm pastaj hidhen mbi letër, të plota e të pakorrigjuara.Dhe puna e tyre krijuese nuk është as ajo “shkruaj e fshij,fshij e shkruaj”,por një mjeshtëri e lindur. Historikisht dihet se poezia është bija e parë e bukurisë hyjnore, e kultivuar që nga kohët më të hershme e deri në ditët tona.Ajo është lëvruar, që nga agimet e qytetërimeve dhe ka ardhur duke shkëlqyer deri në ditët e sotme.Dhe një gurë në të kanë vënë cdo poet popullor.

7.

…Edhe pse teknologjia përparon me shpejtësi marramendëse, ajo mbetet thelbësore vetëm në rrafshin material. Arsyeja është e thjeshtë. Teknologjia s’mund ta bëjë punën e shpirtit.Dhe se shpirti është një produkt hyjnor.Dhe poezia,si bijë e shpirtit, e ruan këtë thelb të palëkundur A mundet vallë teknologjia ta zëvendësojë thellësinë e shpirtit njerëzor? Përgjigjja është qartësisht jo.

Dhe ja një fije mendimi tjetër.Krijuesi ynë, apo qoftë edhe alienët,kanë ndërtuar UFO-t si makineri kohe?Edhe këto krijime madhështore,sado të përparuara, nuk mund ta zëvendësojnë shpirtin.Ato bëjnë gjithçka, madje janë ndërtuar me një kompleksitet që i afrohet asaj të shpirtit, por punën e tij, ndjesinë e vërtetë, nuk mund ta kryejnë. Edhe pse mund të sjellin energji, shpirti mbetet i pazëvendësueshëm.Megjithë përparimet e shpejta, teknologjia nuk mund të prekë thelbin e qenies sonë. Ajo nuk mund të kryejë punën e shpirtit,sepse shpirti është një dhuratë hyjnore.Dhe poezia,si frymë e shpirtit,mbetet e pakapshme për makineritë.A mundet vallë teknologjia ta zëvendësojë shpirtin njerëzor? Kjo është pyetja thelbësore.

8.

Maliq Micka, poeti që po na zbulon botën e tij,është vëllai i këngëtarit të njohur Aleks Micka,të dy me rrënjë nga Nivica e Labërisë.Si duket, arti vërtet që gjendet në gjen,pasi nuk është rastësi,që dy vëllezër,njëri i pëlqyer në këngën popullore dhe tjetri mjeshtër i vargut,të vijnë nga e njëjta familje.

Kjo na dëshmon qartë se arti nuk vjen rastësisht por duket se është i gdhendur në gjenet familjare Ja ku kemi dy vëllezër, njëri që derdh shpirtin në këngën popullore dhe tjetri që qëndis vargje me mjeshtëri.Një tjetër rast që ma përforcon këtë ide është ai i poetit Qerim Skënderaj,një mik i imi i mirë, autor botimesh letrare, dhe i cili prej vitesh jeton në Itali. Dhe, pikërisht, djali i tij, Alban Skënderaj, është një nga emrat më të suksesshëm në skenën e këngës.

“Gjithçka është në gjen,” themi ne në jug. Ose siç e artikulojnë më së miri lebërit: “Ku ka rrjedhur, do pikojë, do vijë soji më soj.” Një thënie aq e vërtetë sa edhe poetike! Dhe sa bukur e thonë! Kjo tregon se talenti është një trashëgimi, që nuk zbehet.As nga koha dhe as nga tekonologjia.

8.

Kështu, zëri i Maliq Mickës, poetit popullor i lindur në zemër të Nivicës së Tepelenës, mbetet një burim i pashtershëm.Vargjet e tij, të krijuara me atë mençuri të lashtë labërie, rrjedhin pastër e kthjellët si ujërat e kristalta të burimeve malore, duke pasqyruar thelbin e shpirtit njerëzor dhe të tokës ku ai lindi.Një dëshmi e gjallë se poezia e vërtetë nuk shuhet.Por buron pareshtur nga zemra dhe tradita.

…Në fund të këtij udhëtimi mes vargjeve dhe frymëzimit poeti Maliq Micka, i lindur mes shkëmbinjve dhe historisë së Nivicës së Tepelenës,na jep një trashëgimi të paçmuar.Poezia e tij popullore, e rritur në tokën e Labërisë,është aq e bukur dhe e vërtetë sa ujërat e kristalta që zbresin nga kanionet e Nivicës duke sjellë freskinë dhe pastërtinë e shpirtit.Ai është zëri i papërkulur i një tradite dhe një” lumë vargjesh”, që vazhdon të ushqejë shpirtrat tanë.

9.

Dhe ja ku mbërrijmë në thelbin e tregimit tonë: tek Maliq Micka, poeti popullor i Nivicës së Tepelenës.Ai është dëshmi se frymëzimi nuk është një privilegj i të paktëve, por një dhuratë që lulëzon aty ku ka shpirt dhe rrënjë të thella.Vargjet e tij, të ndërthurura me bukurinë dhe dhimbjen e Labërisë, rrjedhin si ujërat e kristalta malore të Gurrës të pastra,të gjalla dhe përherë burimore Një zë që do të jehojë gjatë, duke na kujtuar se thesaret e vërteta shpesh fshihen në thjeshtësinë dhe thellësinë e shpirtit popullor…

10.

Endrra plagë mbi supet e mia të terrur ,

Kush lëndon plagën e vjetër,

Plagën me dregzën e tharrë,

Lëndon dhimbjen që s’është tretur,

Bulzon gjak si vesa mbi bar.

Plaga e vjetër s’është mjekuar,

E mban shpirti i trazuar,

Mos ma shkel kallon ngujuar,

Te falesh kapital i cmuar.

Dëgjova shumë durova baltën,

Dhimbja shpirtin ma pat grisur,

Edepsëzve s’u dhash shkak ,

Udhetova endërr gremisur.

Plagën e mbaj thell në zemër,

Vitet baltë një jetë të tërë,

Të ëmbla qeshjet në endërr,

Edepsëzat fjalë pëgërë.

Mirrnjohjen e kam thesar,

Faljen kapital të cmuar,

Shpirtin e mbolla me dritë,

Dhe vendosa që ti ruaj.

Endrra plag në përgjërim,

Mbi supet e mi të terur,

E tretë bashkë me pleqërinë,

Në shpirt kam mbjell pranverën.