Ku shkoi ai zjarr si krater vullkani
,Që gjoksin ma hidhte sipër tek tavani?
Ku shkoi ai vrull ajo frymë besimi,
Mos i kam harruar si shpatë tek burimi?…
Si shpatën prej druri të fëmijërisë,
Kur vrava pesë kuçedra nga mbrapa qershisë.
Apo mos vallë iku mori arratinë,
Si lepuri përrallave dhe s’gjen dot shtëpinë…
Ku shkoi ai vrull ku shkoi ai zjarr,
Më thoni a nuk dukem tani si qyqar?!
