Ku shkoi koha e zjarrtë-Suzana Rama


Më thoshe gjithnjë të dua në ikje,

largimi do të më sillte mall, e dije,

më thoshe prit, koha ecte ngadalë,

një pritje e gjatë sjell shumë mall.

Thoshe mos ik lodhesha në pritje,

eja të rrimë thoshe në ditët me diell,

në ditët me shi thoshe të puth pak,

baluket më krihje me gishta, për merak.

Në netët me hënë për dore më mbaje,

shikonim hënën dhe yjet i numëronim,

kalonin minutat me këngë e buzëqeshje,

derisa një gjumë të qetë që të dy uronim.

Ku shkoi ajo kohë e zjarrtë……