Ku shkoi nëna me flokë të thinjura vallë?Eduart Veli


Ku shkoi nëna me flokë të thinjura vallë?

Nëna me sytë e menduar e rrudhat në ballë ?!

Mos vallë e futi në barkun e sajë, nëna natyrë?

Mbase edhe asaj i duhej,kjo nënë zemërmirë!

Në cilat shtigje kaloi, nëna me sytë si deti?

Mos vallë,në rrugët e pa shkelura kurrë ,mbeti ?!

Mbase,u kthye në zanë mali dhe nuk e pa askush..

Mos fluturoi me krahë ëngjëlli,në yjet si prrush ?

Ku shkoi kjo nënë plakë ,në atë mesditë vjeshte ?

Mos ndoshta e përpinë viset,që shumë i deshte?!

Mos vallë,ooh,valët e liqenit të bekuar të përpinë?!

Dhe natën o nënë,si kandil dritëshumë deti,ndrinë?!

Ku humbi,një nënë me hapin e ngadaltë,ku shkoi ?

Mos ndoshta drejt së bukurës Hënë …fluturoi ?

Mos vallë,netëve,fëmijëve ju flet , lart nga Hëna .:

“Jam këtu lart,në qiell,ju dua shumë ,ju pastë nëna”!

Një nënë flokëbardhë,humbi në natyrën e pa anë..

Ku i dihet,ujqërit e uritur për gjak,ndoshta e vranë..

Mbase diku larg,fëmijë si drita e thërrasim:”!Nanë.

Sepse nënat ,njëlloj janë ..,në të gjithë dynjanë !

Kaluan vite,s’e pamë më,nënën me sytë si deti !

Vargje me lot në sy ,thurra mbrëmjeve unë poeti!

Një nënë flokëthinjur,mbase se shohim më kurrë.

Veç fjala nënë;nuk shteron,ashtu si uji në gurrë..!

Ka vite që e thërrasin,por nëna asnjë fjalë s’flet..

Mos vallë ka fluturuar.. në ndonjë tjetër Planet ?!

Një nënë plakë,ndoshta dikur,do trokasë në derë….

Është stinë nënash,nënat në zemra kanë Pranverë!

About Post Author