Ku shkoi …Suzana Rama


Ku shkoi ….

Shpesh në biseda dhe debate,

nganjëherë edhe me vetvehten,

vëndosim një pikpyetje të madhe,

a ka në botë vërtetë ndërgjegje.

Më thoni o njerëz vallë egziston,

dhe a është prezente dhe masive,

unë them se si çdo gjë që evoluon,

ndërgjegja tani tingëllon ndryshe.

A ka ndërgjegje tek mosmirnjohja,

ka të tillë tek pundhënësi shfrytëzues,

tek bijtë që e harrojnë kush është nëna,

tek aventurierët familje shkatërrues.

Tek politikani që flet për ardhmërinë,

që sy e vesh’ mban projekte të vjedhë,

tek krimineli që vret dhe shuan jetët,

tek mjeku që nuk do pacient, por klient.

Tek instancat ku e zë postin injoranti,

teksa s’gjen rrugën dot meritokracia,

teksa shpresat humb këtu ekselenti,

dhe rrugëve të botës enden djemuria.

A ka ndërgjegje kur dhe vet drejtësia,

molepsur në pazare kafenesh majmet,

kur të ngre e të bën zotëri hajdutëria,

e pensionisti s’e paguan dot një kafe.

Unë them ndërgjegja udhëve pa fjalë,

ka mbetur jetime vetëm nëpër fjalorë,

ndokush e ka dhe e quajnë të marrë,

e qeshin, e tallin, gati ta bëjnë theror.

Ndërgjegja tek ne kështu si po ndodh,

kokulur po ecën me gishtin në gojë…

teksa gjthkush më tepër e shtrëngon,

shprehjen fatkeqsia juaj, lumturia jonë.