KU S’TË KËRKOVA ! –
T’kërkova aty ku vargu i nji poeti merr frymë,
brenda çdo gërme ,lexoja emnin tand,
e rrahjet e zemrës m’trazonin për dreq.
T’kërkova te fjala,
çdo term e zhdesha me t’gjet.
Tuj andërrue peizazhet e qeta ,
t’nji qielli tan re ,
m’shfaqej ftyra jote.
N’rrugët e zbrazna ,mbushje netët boshe,
me qetësi,
t’kërkova n’sytë e nji t’panjohuni,
n’siluetën e tij ,shikjoja diçka familjare me ty.
Përshkova damart e kohës,
e n’heshtje si gjehet nji thesar,
gjeta ty.
N’rrugën teme ,ndoshta jo n’kohën teme…
po kohët i bashkuem …
shpesh qetë ,shpesh si stuhi n’grindje.
Koha na bashkoj ,na ndau…
e andrrat i morëm n’krahë,
për kurrë ma mos me u pa,
e pa asnji motiv me i vra.
Fluturuem n’shpirtnat e kohës,
tesh si dy endacakë,
dita na humbi nëpër natë.
Ika bashk me vargun e nji poeti t’pambaruem,
fjalët si zhdeshi tamam,
po n’çdo gërmë q’i shqiptoj shoh emnin tand.
Puthjet monument harreset i bamë,
andrrat na ftyen e ku s’t’kërkova ..
( thye t’gjeta vallë ?! ).
Autore:
Donike Rrethej .
