Nisi njëri, ndër të tjerë,
Por… se, fjala, spaskejsh vlerë!…
Kur ta presin, me përçmim!…
Solëmnisht dhe krejt pa hir,
Fjalën shpejt ia pret dikush.
Ndërsa tha: – Fjala e lirë,
duhet mbrojtur, me çdo kusht!.
Edhe nisi, ligjëratën…
Lumi… rridhte, papushim!…
– Liri fjale, po nuk patëm,
vaj mendet, o miku im!..
– E kuptoj, këtë rrezik!…
Liri fjale… mirë u shprehe!…
Por, një gjë s’marr vesh, or mik!.
Kjo gjë vlen, vetëm për vete?!…
Sapo tjetri nis të flasë,
ia pret fjalën, menjëherë.
Tjetri, fjalën, s’e ka glasë!…
si e jotja,ka një vlerë.
Për liri fjale po flet…
Zërin ngre, e xhvesh si pallë.
Tjetrit, fjalën, shpejt ia pret.
E c’liri çenka kjo vallë?.
Liri fjale, të dëgjosh,
Një mendim deri në fund,
Pastaj hidhu, si kaposh
Puplat, fjalën, teksa shkund!…
Fort bërtasin disa njerez,
Se nuk paska, liri fjale…
Dhe debati, zjarrin nez!…
fjala sot sikur s’vlen fare!.
Shitet, blihet, si nje mall
Në pazarin e mendimeve…
Dhe askush, se ka si hall,
Se po shkel permbi parime.
Ndër ekrane tek sperdridhen…
Fort buçasin në podjumet.
Topthi, fjalet, priten, hidhen…
Me gënjeshtra, bota tundet!.
Si në burg, fjalën e lirë,
Nëp ër fraza e mbërthyer.
E stolisur, me zinxhirë.
Dhe plot lajka, e përlyer…
Ndizen gjakrat, teksa çirren…
Ofendime dhe me sharje…
Si kaposhët, kacafytën!…
Dhe në fund… Llogje Kavaje!…
Kapardisen, kryekaposhët…
Ndër debate, broçkullitët!…
Brohorasin, kryeboshët,
Teksa bota, stërzgerdhihët!.
Me qiri, si Diogjeni,
Që kërkoi të gjej njerine,
Dilni njerëz, që të gjeni,
edhe ju, fjalën e lirë!.
Çdo mazhtrim fjalën verbon!…
Dhe e zhyt, në burgun, terr!…
E vërteta e ndriçon!.
Dhe ndrin fjala , si ylber!…
– … Do ta njihni të vërtetën!..
Fjalë e Zotit, ndrin e dlirë!.
E vërteta, shpresë për jetën!.
Dhe kjo, fjalen, bën të lirë!.
* * *
