Kuboid:Valbona Kolaveri


KUBOID

Kuboide dita

Rrotullimesh

Faqesh të ndryshme

Ndjenjash të bukura

Të pritshme që të ndodhnin

Unë në faqen përballë vetes

E njëjtë në pritje

Në një pasqyrë shihemi

Viteve

Që ikin e s’bërtasin dhembjen

Shfletimesh, kujtimesh

Ngashërimesh,

Nën zë

Po shkruaj me lot shpirti

Në zemër

Më mungoi urimi yt!