Ku???Eralda Cuko


Vallë ku u përhumbe?

Ndoshta degërmija ëndrrash magjiplota

të rrëmbyen e tash prej tyre s’po mundesh

çlirohesh?!

Symbyllur në atë udhë shkove drejt asaj ëndrre

të bukur dhe tani ndofta je përhumbur ashtu sikur

hëna përhumb me lindjen e diellit …

Mos ndofta nuk don t’i kthehesh realitetit sepse

shpirti të brengoset tek sheh të bukurin yll duke

u venitur me feksjen mëngjesit bashkë me të

bukurën ëndërr?!..

Hej ,ti natë sfilitëse të lutem mos m’i sill ikjet

e ndritura të yllit udhëndriçues për zbardhjen

e agimit të ri!…

Hej, ti yll që përndrit dhe zbukuron timen udhë

në këtë terr të natës ,rri dhe pak bashkë me

timen ëndërr sublime!…

Imazhin tënd bukuran e dua ndaj s’dua të të shoh

si imazh në ikje tek shuhesh dalëngadalē…