Kufiri midis nesh


Kufiri midis nesh

RAJMONDA QOSE

Kufiri midis nesh është një hap çmendurie
Ndrydhem, kur shoh se gjembat
kanë mbuluar këtë segment
E shkuara zgjat duart,
Më shtyn përpara,
E tashmja qëndron në vend.

Rreth e qark zvarriten hije sykureshtarë
Që ditënetët i kanë varur në boshësi,
Spektatorë të zymtë, po aq edhe fatkeq,
që në jetën e tyre s’ bënë dot
as edhe një çmenduri.

About Post Author