Kujt t’ia shpreh këtë mallë!Ardian Muça


Ardian Muça

Kujt t’ia shpreh këtë mallë,,!

Kujt t’ia shpreh këtë mallë..?!

Se sa të doja,kujt t’ia thoja?

Pas tërmetit shtatë ballë…

Nuk të gjeta,as nën rênoja..!

Kë të pyes nga iku princesha..?

Kujt t’i shkruaj dy-tre vargje?!

Atë zemër që sa fort e desha..!

Tani bredh si golja nëpër lagje.

Plot thashetheme,brenga e derte.

Mall e ndjenja zënë nën rënoja.

Kërkova,te pirgjet,nëpër inerte.

Në një fushë beteje,pa gëzhoja…

Sa doja me ty,një çast të rrija.

Sa dilte dielli,vinte rrebeshi.

Akullin tënd doja t’ë shkrija.

Po zemra-zemrën,nuk e deshi.

Kë të pyesja,kujt t’i besoja?!

Ku as heshtja nuk reagonte.

Me syzet e zeza lotët mbuloja.

Vargjet e mia,s’di kush i lexonte.

Të kisha flori e shkuar floririt..!

Po s’di nga ike moj lulekuqe?

Kush ta mesoj udhën e qafirit?

Apo u tundove nga lecka e kuqe”?!

Ditën që emrin ta lexova te shtylla.

Më kaploj trishtimi,veten se desha.

Portën e zemrës me shul e mbylla.

Të fsheh lotët,vesh syzet e zeza..!

Copyright Ardian Muça..!