Kujtesa-Nexhat Nallbati


Iku rinia ime, sa shpejt ajo rrodhi,

Nuk eci me hap, me vrap fluturoi,

Kujtoj me nostalgji, moshën e rinisë,

Kur punët i bëja,me vullnet e dëshirë.

Rrodhi e bukur, fshatrave të Devollit,

Si një qilim i shtruar rradhë rradhë,

Kënaqesha kur i shihja me sytë e ballit,

Pjekurinë e duhur dhe formim më dhanë.

Tani që pleqëria, ka trokitur tek unë,

Kujtesën kam shokun më të ngushtë,

Çuditem me vete, si qënkërka kjo punë !

Pa kujtesë historia s’do shkruhej kurrë.

Ajo i duhet njeriut në çdo moshë,

Të sjell në hatër, në jetë ç’ke bërë,

Një jetë e tërë, pa patur kujtesë,

Do të ishte e”vdekur” që në vezë.

Kujtesa s’duhet lënë kurrë në gjumë,

Ajo duhet ngacmuar, të jetë në punë,

Në trurin e njeriut,mendimet stivosen,

Ato rizgjohen sa herë që ngacmohen.

Natyrshëm një pyetje më vjen vërdallë,

Pa kujtesën a do ishte shkruar historia dhe jeta njerzore vallë ?