Kujtesë-Brixhilda Dede


Fragment nga tregimi:”KUJTESË”

Brixhilda Dede

Akoma ndiente vështrimin e tij, mbetur drithërimave të prekjes. Kafshimet mavij në gushë, maskuar më pas me kremin e ditës.

Qershitë që varte si vathë në veshë e qeshnin me të madhe kur ai i hante me të njëjtën oreks e shijë që thithte dhe kokrat e gjoksit të saj si të një adoleshenteje.

Kujtonte orët e vona në melodinë e xhazit, tymin e një çerek puroje që e hiqnin të dy, shoqëruar me gotën e kristaltë të uiskit.

Pëshpërimat në vesh se ishte e vetmja dashuri që e kish ndier deri palcë. Ledhatimin e flokëve mbi gjoksin e tij.

Buzëve kur u ritej trysnia prej puthjesh e ajo i thoshte asnjë nuk di të puthë si ti.

Yjet kur shkrepëtinin si zjarret e tyre të brendëshme dhe ajo bërtiste mos ndal,..

Mund të ishte bërë refleks por aspak e mërzitshme kur pas aktit seksual ajo ulej si një fëmijë në banjerë, për ta larë ai përkëdhelur flokët e artë.

Dhe ashtu të zhveshur me këmbët ngatëruar si të ishin një trup i vetëm të binin në gjumin litargjik pa kuptuar se mesditia kishte trokitur në derë.

Ai, mund të shkelte orarin e punës, por asnjëherë të prishte dëshirën e saj për një kafe me mjaltë mbi prehërin e tij me bornuzin rrëzuar shpatullave. Pranë flakës së druve të oxhakut mbi levenxën me flokë.

Pirë në një filxhan të vetëm, herë rufiste ajo e herë ai përmbi shenjat e bustëkuqit të saj.

Asnjëherë nuk kishte menduar se ai do të largohej i zhgënjyer nga kisha katolike ashtu si braktisja e mijëra qytetarëve e rikthimin në prehër të saj. Përulur si fëmija i llastuar që kërkon falje.

Nëse njohja e parë e tyre ishte nga përrallat më të bukura të palexuara ndonjëherë, vazhdimi fryma e saj e gjallë hyrë portës së mrekullive.

=Dëgjo zërin e zemrës!

Është i vetmi që të çon në realizimin e ëndrave e projekteve të jetës.

Melhem i plagëve trupore e mendore.

Burimi i jetës!

Brixhilda Dede @ =2023