Kujtesë
Nē oxhakun ku asokohe u ngrohëm,
sa ora ndodhi e harruam dimrin,
kaluan vitet e ndryshuan motet,
tash ku ishte gjithë ai zjarr e mbulon hini.
nëse e mban mend një sekret,
poshtë hirit gjithnjē rri zjarri
i fshehur,
çfarë gjetëm asokohe aty pret.
Tanusha ime e mençur,
nëse i fryn pak, zjarri ndizet apet
dhe njeri – tjetrin kemi për ta gjetur!
