Kujtime nga Gjirokastra..!-Pirro Minella Millona


KUJTIME NGA GJIROKASTRA..!!

….” Komça e “këputur” e trikos jeshile…!!!”

…..Pasi mbarova punë diku nga “Taivani” po kthehesha nga rruga “Myslym Shyri”. Eca një copë herë duke vështruar me kërshëri dyqanet me rradhë herë majtas e herë djathtas.

Kur befas nga trotuari i djathtë drejt meje po vinte një grua me profil tepër të njohur për mua. Përballë njëri tjetrit.

Këmbët ndaluan vetvetiu. U përshëndetëm u takuam dhe si ish miq të mirë pyetëm për familjet tona për ecurinë e fëmijëve tanë.

Përballë meje profil i njohur i bukur si dikur i kishte ruajtur atë gjallërinë e syve të bukur si ullinj.

Flokët i kishte lyer për të mos dalë ato thinjat e moshës.

Dy ekopa përballë. Si është jeta sa e bukur por edhe e pamërshishme.

Dikur ishim miq të ngushtë, kurse sot bashkëqytetarë të Metropolit. U kthyem në vite….

Edhe atehere ishim bashkeqytetare te perkoshem te ketij qyteti

Si gjuhe te huaj ne Fakultet kishim rusishten. Te them te drejten nuk para e kisha qejf. Kishim dhe nje zyshe te bezdisur, qe na jepte shume mesime dhe sidomos perkthime. Si i shkathet mesova se pas ores 13 kishte dhe nje kurs per te”prapambeturit”

Me qenese kryesekretaren e Fakultetit,te nderuaren Mellani, ishte kusherira e gruas te xhaxhait, nje mengjes diku besoj nga tetori i them te me rregulloje, per tek te “prapambeturit”

Dhe keshtu shpetova nga rusishtja. Kaq dembel isha per rusishten sa edhe ndonje faqe perkthim, qe na jepte profesori i ri ne moshe, sa e gjeta “perkthyesen ” time dhe ja coja e perkthente ajo.

Nje cupe gjirokastrite diku ne vitin e pare. I kisha dhuruar nje fjalor rusisht shqip me permasa te vogla te kuq. Ajo e donte rusishten.

E takova nje dite ne shkolle, kur po ktheheshim ne konvikt dhe une i tregova se kisha nevoje per te me ndihmuar.

Ajo me degjoi dhe me tha, rreth ores 18 te veja ne konvikt ti coja librin qe te bente perkthimin.

Fiks ne oren 18 morra rrugen per ne godinene vajzave Nr 18. U afrova tek dezhurni dhe thashe emrin e mikeshes time.

Ajo pa hypur as shkallet e katit te pare, leshoi thirrjen luftarake:

“Filanken e kerkojne tek dera”.

Afersisht gjysma e konviktit e mori vesh ke kerkonin. Fytyrat kurioze te vajzave dolen ne dritaret qe shihnin kush ishte ai “bandill”.

Po keshtu dhe dritaret e shkalleve ndermjet kateve plot me sy kurioze.

Kur pas pese minutash vjen me hapa te lehte mikja ime. Ishte nentor si sot 1976. Kishte veshur nje pale pantallona, ngyre te erret blu, nje bluze me ngjyre te erret, qe ja vinte me ne pah gjoksin e bukur te plote qe te kishte filluar vallezimin e tij te crregullt.

Dhe siper kishte veshur dhe nje triko jeshile prej leshi.

U afrua e ndrojtur me pershendeti me dha doren dhe dolem tek dera e jashtme. Aty rreze murit te katit te pare. Filluan ato bisedat me “ngercin” normal. I dhashe teksin e pjeses të rusishtes per perkthim.

Me terhoqi vemendjen nervozimi i zakonshem ne ato takime ashtu gjysem zyrtare dhe gjysem rinore.

Gishtat e dores se djathte, luanin me komcen e pare lart.

Dukej qe kishte ato emocione te fillimit te nje dickaje te re te panjohur per te dy, por edhe emocionale,

Ne nje moment “komca” u keput.

Ajo buzeqeshi e zene ne faj, kurse une dallova emocionin e saj te brendshem.

…Kurse sot e takova pas më shumë se 46 vjetëve dhe atë hollësi nuk e kisha harruar, atë “komçën” e trikos jeshile të leshtë që ishte viktima e parë e atij rrugëtimi tone…..