“Kush kalon detin, ndërron qiellin mbi kokë, por jo shpirtin.”
-Horaci,
KUJTIME NGA JETA
Eh, ç`do të thoja për jetën time?!
Unë për Kosovën kam shumë kujtime.
Rininë po e kaloj në shtete të Evropës,
Oh, sa me dëshirë e shijoj dheun e Nënë Lokës!
Linda në Itali dhe u rrita në Gjermani,
I mbaj të freskëta kujtimet për familjarët e mi.
Ndaj, sa herë shkoj në Kosovë për pushime,
Dua të çmallem me Tokën dhe gjuhën time.
Atje kam rrënjët, kulturën tonë kombëtare,
Hap faqet e historisë së traditës shqiptare,
Me këtë krenohem, edhe si fëmijë, edhe si burrë,
E pse të mos mburrem, prej Kosovës s`ndahem kurrë.
Tani kam arsye të forta të jetoj me dinjitet,
I dashur për mua do të jetë Atdheu im i shtrenjtë.
Autori: Aziz I. Ahmeti