KUJTIME NGA LLAKATUNDI


Luan Çipi

Oqean me dallgë është jeta,
Që të tund e të përkundi,
Ca kujtime të vërteta,
I mblodha në Llakatund:

Viti shtatëdhjetepesë,
Komuniste Shqipëria,
“Ta bëjmë fshatin të mos vdes”
Thirrje e prerë, nga Partia.

Fermë Bujqësore e madhe,
Gjashtë vjet, atje punova,
Fluturonte këmbë sorkadhe,
Një dyzet vjeçar nga Vlora.

U dërguam, me Vaçi Ndinin,
Unë në Plan, ai në Financë.
Vështirësitë të gjithë i dinin
Për ne ishte provë e shans.

Na priti me ngrohtësi
Ejup Mita, shkencëtari,
Mersin Tozaj, krahë tij,
Në ajar u vu kandari:

“Fshati të jetë si qyteti,
Shqipëria, yll në botë,
Më i fuqishëm pushteti,
Komunizmi, më i fortë!”

Të ndrojtur, të shqetësuar,
Atje mësuam për jetën
Dhe çdo ditë, duke punuar,
E pamë në sy të vërtetën.

Takuam me djem punëtorë,
Të sjellët e të edukuar,
Ishte një tjetër lloj Vlorë.
Ne përherë më të pranuar.

Lameborshët nga Radhima,
Na pritën si miq të parë,
Familja Bastri Sofia,
Ogur, për rrugë të mbarë.

Llambro Billa, në shumë gjana,
Mbi agronomët, në krye,
Dhe më pas, Llano Llanaj,
Yje, që lëshonin hije.

Zigur Sulo, djalë i hedhur
Ndoqi yjësinë e tyre,
Specialistë të tjerë mbledhur,
Vështirësitë i bënë thërrime.

Na pritën me buzë në gaz,
Miqësi e bujari,
Agronom Ruf Muhameti
Na shpalosi krahë e gji.

Petrit Bimo, deputet,
Burrë e familje me emër,
Në takimet kripë, lezet
Na hyri thellë në zemër.
Agaçeja dhe Lad Petani,
Andrea Qirjo, Çobani,
Serveti, Kujtim Grabjani
U sollën si zot vatani.

Miqësi me Çam Jakupin,
Niaz Tahirin dhe Ferin,
Agim Gaçen, Fatmir Shkupin,
Fatoshin, Llambro Berberin,

Specialistë të shquar sheshi:
Pajtim Xhelo, Xhevdet Suli,
Selam Malaj, Zan Kaleshi,
Shpëtim Sulçe, Taqo Loli

Ekonomistë me vlera:
Osman Rexho, Sul Sulejmani,
Zylfija dhe Kiço Lera,
Në Lubonjë, as ish Qemali.

Enver Zeneli, Limozi,
Ali Sul, Osman Rapushi,
Nuri Beqo, kurajosi,
Pirrua, si zjarr prushi.

Burra të rëndë e fis nderi
Isuf Elezajt nga Dibra,
Bashkimi, Kapllani, Skënderi,
Etem Ndreu, djem e çika.
*
Tani, sikur i “ka marrë era”
Gjithë ato punë me vlera:
Stallat për lopë e mëshqerra,
Padoqet, plot gica e dera,

Tokë pafund e mobiluar,
Pluguar e sistemuar,
Tej për tej e drenazhuar,
E ujitur e kulluar.

Serra me ngrohje e diellore,
Vezë e zogj në Pulari,
Vreshta me rrush e pemëtore,
Kopetë me dhënë e me dhi.

*
Kanë kaluar dyzet vjet,
E kujtoj, bukën e vjetër,
Për nder, burrni e respekt,
Llakatund, e nuk ka tjetër!

Tiranë, më 20.02.2016

About Post Author