Kujtime
..
Ne qytetin tim ne nje shpi te vjeter
Mblidheshim me shoket e kohes kalueme
Ngjanim si specie te nji epoke tjeter
Me shpresa neper rruget e pa shtrueme
…
Nuk mund ta harroj ate shpine e vjeter
Edhe poezite e para aty I kam shkrue
Perzier me duhan dhe kafe shqeto
Mshehur mes xhepesh e sirtaresh harruem
Larg ne mergim kam kohe qe kam tretur
Floket me jane zbardhur dhe jam zbehun
Edhe mendimet tash m’jane ngatrru
Dhe rrugen e kthimit akoma s’kam gjetun
……….
……………….
Ne nje qytet n’nji rrugice te vjeter
Ate shpine e moçme e kishin rrezu
Dhe gjysmen e shokve ma nuk I gjetem
Bashke me shpine ne heshtje kishin shku
…
Ashtu si te ngrire ne nje kafe u rreshtuam
Ne kujtim te kohes qe bashke kishim gezu
Befas ca te rinj me zhurme hyne tuj kendu
Poezine e vjeter nga gjumi seç ma zgjune
…
R.Qoraj ( 17-8-23) -London