Kujtime të dlira me një kurorë të artë shoqërie!….


Duke më përshëndetur nga larg, Vasil Xheblati më uron për ditëlindjen prej SHBA-ve :

Spasse djali !
Prespa të lindi
Flladi i liqenit fytyrën të ledhaton
Prespa në mendje të ka

Shoqeria me zemër të kujton !….

Amerika më rrëmbeu
Për shoqerinë kam nostalgji
Je një nga më të mirët
Në Gjuhë e Lertërsi !…

Për kujtimet e dlira
E ke qendisur librin
Një kurorë e artë shoqerie
Do të ndrisë ndër vite !…

“Vdes” për det !…..
Spassja është nga Zaroshka, me liqenin përball…Ka një ndryshim të madh:-Thanasi është rritur me liqen që e sheh kur hedh sytë në lindje…. Tërë jetën ashtu është rritur se Prespa është në Lindje. Ndaj e kuptoj dashurinë për Sarandën se kur të shohësh detin duhet të hedhësh vështrimin drejt perëndimit. Saranda në Lindje ka male, në Perëndim ka Jonin…Ndaj Spassja “vdes” për det, që e bënë ti hedh sytë drejt Perëndimit !…………………………………………………Shefqet Meko, SHBA
Admirim për pasionin e të shkruarit në gjuhën shqipe !…
Spasse Thanasi shkruan si Thanasi Spasse : Me zjarr të brendëshëm që e artikulon si ato krismat e çekanit mbi hekurin e skuqur në kovachana… Ai shkruan me passion dhe sinqeritet tek çdo radhë e bukurshkruar shqip, këtë “gjuhë të dytë” që autori e flet më mirë se unë që e kam gjuhë nëne….
Admirim, vetëm për këtë fakt të thjeshtë. Është e dhimbshme të themi se gjuhën shqipe e duan më shumë ata që nuk e kanë “gjuhë nëne” si Spassja dhe gjyshi i tij Sterjo Spasse………… Shefqet Meko, SHBA.