Kujtime   të  mjegullta …Nga   Spasse   Thanasi

Kujtime   të  mjegullta …

  • Sipas  përjetimeve  të  largëta  të Beqir  Elezi matura 1968 – 1971  në  shkollën e mesme ekonomike “Kristo Isak” Berat.
  •                  Foto: Kujtim nga jeta shkollore, Berat 1970

Nga   Spasse   Thanasi

-“Ishim  matura e  parë  e  shkollës e viteve 1968 – 1971. Vite të vështira dhe të brishta të një fillimi, që kishte aq shumë përjetime të mundimshme që neve do të na sillnin ndjesi të reja, njohje shoqerore e miqësore të pashkëputura për jetën.

Nga rrethet që vinim, secili sillte veçoritë e veta të mentalitetit, të impenjimit moral e qytetar në raportet e shoqerisë shkollore, që filloi të ishte si një fidan i ri në flladin e rinisë !…”

Me këtë përshtypje i fillon kujtimet e mjegullta të 53  viteve më parë në shkollën e mesme ekonomiko-bujqësore “Kristo Isak” te Beratit Beqir  Elezi që vinte aty nga  Lushnja.Ai rreshton 10 shokët e dhomës në konviktin e djemve me kujdestar Pajtim  Polovina. Ata flinin në krevatë marinara 2-katëshe e të veshur si mos më keq.

  1. Beqir      Elezi, Lushnjë
  2. Qamil     Korca, Pogradec
  3. Avdulla  Kasharinga, Peqin
  4. Klement  Lumani, Ersekë
  5. Kujtim    Shehu, Kukës
  6. Adem      Gjini, Kukës
  7. Enver      Mollaymeri, Korçë
  8. Tahir       Sina, Pukë
  9. Novruz    Tosuni, Ersekë
  10. Agron  Larashi, Pogradec.

Vazhdon  të tregoj  duke sjell një detajë  nga  ditët e punës prodhuese në vjeshtën e vitit 1970  në malet e Shpiragut :

  • “Ishte vjeshtë  dhe pemët ngjanin magjike me ngjyrën befasuese të gjetheve. Një madhështi stine që të kujton muzikën, hymnet e largëta drithëruese  dhe drurët  e  viteve të vështira të jetës.

Në vitin 1970  klasa ime  e bëri punën prodhuese 1-mujore në Paftal të Shpiragut për të shkruar parrullën ENVER. Me zi bëmë këmbën E.

Në kohën e lirë hipnim nëpër pemë e dushqe për të ngrënë rrush, kishte shumë pjergulla, ishte vjeshtë…”

Ka dy fotografi që i ruan si kujtim. Njera me shokët e klases para shkollës në vitin 1970 dhe tjetra me shokun tim Qamil  Korça  në vitin 1969, viti i dytë  i shkollës.

Janë kujtime  të skalitura në këtë libër  si gjurmë në kujtesë”  nga vitet e shkollës së mesme ekonomiko-bujqësore “Kristo Isak” në Berat.

Beqir Elezi i përket brezit të  maturës së parë të nxënësve të shkollës  në fillimet e saj. Janë vitet e vështira që kalitën me dituri  e  arsimim  një armatë  të pasionuar të rinjsh  për në frontet e jetës. Me druajtjen e parë, me njohjet e para, me  simpatinë e moshës më të bukur  ata  u  maturuan  e  më vonë vazhduan studimet e larta. Ndër ta Beqiri  vazhdoi  Universitetin Bujqësor të Kamzës në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, dega Financë-Kontabilitet.

                                                        *

                                               *                 *

Refleksione për librin memorial “ Zambakët e Qeshur” me autor Spasse  Thanasi.

Libri  që  skalit  shoqerinë  shkollore

Me  librin që shkrove

Kujtimet na  i  zgjove

Në vitet ‘70

Në  Berat  na  çove….

Kujtime  për  shkollën

Dhe për  shoqerinë  tonë

Ky  libri  yt

Na  i skaliti  përgjithmonë!…

Atje  kaluam

Një  pjesë  të rinisë  së hershme

Me  shokët  u  bashkuam

Për  një  shoqeri  të  përhershme…

Dhe  mësuesit e dashur

Nuk  i harrojmë

Se prej  tyre mësuam

Për ç’ka  u bëmë më  vonë !…

Mendja  dhe  dora e ekonomistit

Në  cdo  cep të atdheut punuam

Nga sheaf  në  ekonomitë lokale

Drejtori në Ministri e Bashki drejtuam

Profesioni që zgjodhëm

Është shumë i nderuar

Të aftë para viteve ‘90

Sot në biznese kemi lulëzuar !…

Profesor Karapolli thoshte :

Ekonomisti,dirigjent në drejtim”

Praktika vërtetoi

Sa i saktë ky vlerësim !…

Mendja dhe dora e ekonomistit

Është kudo e kërkuar

Ata që e kanë vlerësuar

Rezultatet kanë shijuar …

Drejtuesit e lartë

Jo gjithmonë e vlerësojnë

Mendjen e specialistit

Shpesh e anashkalojnë….

Në respect e mirënjohje

Për  kolegët  tanë

Shëndet e suksese ju urojmë

Mirënjohje  për ta gjithmonë!…

                            Beqir  Elezi

                            Tiranë, 08.02.2024