….”Kujtimet mikja ime do të shoqërojnë çdo natë pa hënë si dikur, kur ju dorëzove ndjenjave hyjnore..!!!”


Pirro Minella Millona

….”Kujtimet mikja ime do te te shoqerojne cdo nate pa hene si dikur, kur ju dorezove ndjenjave hyjnore..!!!”

…..Shtrire ne shtratin tend, perpeliitur, ashtu me floket e zeza leshuar supeve. Per dreq sot ne kete nate pa hene.
Ahhhhh…. kujtimet nuk te ndahen trokiten tek porta e shpirti tend……
Sa do doje, qe ne krahet e erresires te “kridheshe”, te ikje larg sa me larg ndaj kujt, cdo gjeje, qe te ka shoqeruar tere diten dhe ashtu e strukur ne krahet e erresires te harroheshe…
Ke nevoje per qetesi, qe te jete “mbreteria” jote, ne kete nate, te degjoje vetem melodine e heshtjes dhe ashtu erresiren ta mbaje te perqafuar fort.
Por me kot mundohesh, me kot vrapon, nuk eshte e mundur, dhe as e shkruar, qe tu shpetosh atyre.
Kujtimet vijne vale, vale, ato caste mekatare te kaluara dikur te fshehura brenda teje, ashtu te dremiitura, per dreq kjo erresire i zgjoi.
Duken sikur ato ushqehen pikerisht nga kjo erresire. Keshtu pa dashur tradhetove deshiren per te perqafuar erresiren dhe ato caste ashtu te pergjumura te dala nga dremitja u zgjuan, fillove ti kujtoje.
Sa te fresketa rierdhen tek Ty.
Ti dikur me Ate diku.
Biles fiks ne nje nate si kjo pa hene.
Ti dhe Ai, njeriu i huaj pa emer, me britmat tuaja tronditnit erresiren naten, klithma pa fund, dashuri pasionante ….
Te dy Ti dhe Ai jetonit ne ate bote te pa jetuar nga askush.
Ti me bukurine e lakuriqesise tende te dersitur nga puthjet e Atij, heshtjen e thelle te asaj nate e kishit larguar.
Ahhh… ajo nate pse pikerisht si kjo nate e sotme pa hene, turfulloje, puthje, jepeshe Atij.
Ndjeje brenda teje si depertonte, duke dallgezuar, e ndjeje tek gjoksi yt, tek ato buze aq te epshme, mishtore, qe nuk ngopeshin nga puthjet….
Vetem yjet ishin deshmitaret, por ti as qe doje tja dije per ata…..
Ate nate si kjo edhe atehere nuk ishte erresira, qe te kishte perqafuar, as ai dielli qe lindi dhe trokiti per tju zgjuar.
Jo ishte dicka tjeter, Aroma e tij, ajo te zgjoi, te permendi te solli ne jeten reale.
Ne keto momente doje qe erresira te perqafonte.
Por nuk ishte e thene, qe te ndodhte kjo….
Ishin caste kujtimesh nga nje jete tjeter qe te perqafuan me aq dhembje.
…..Ashtu ne erresiren tende te perqafuar. trupin tend ja dorezove endrres tende qe vazhdon….

About Post Author