Kujtimet ngasin si të marra
dhe ndalen shpesh n’fmini
te akshihanja me oxhakun ku bubulon
zjermi
e bane drite me kandilat mbi tavolinë
ne qylymin e kuq mbi drrasat qe kërcasin
sikur ndjejn dhimje kur shkelim me kame
aty lujm kapuçash o hajde po me kape
nganjìhere edhe grindena kur ndonjeni
asht hilacak.
Kujtimet ngasin si te marra
dhe ndalen te akshihanja ne darke
kur mblidhena na fmijet rreth tavolines
dhe hajme me uri paçamur me pak djathë!
