Kujtimet rinore-Gjekush Gashi


Kujtimet rinore
**************
Dreq o punë si qenka jeta
Mendja njeriun ku s’shpije
Në kujtime seq më erdhi
Moshë e lumtur moshë rinie
*********
Jetonim sikur në ëndrra
Plot me shpresa e si të marrë
Me shkëndija ndizej zemra
Dashuri ne shiqimë të parë
**********
Ju kujtohet edhe juve
S‘harrohet moshë rinie
Mëngjesi sa herë ju zuri
Duke thur vargje dashnije
**********
Ato letra dashurie
Sa herë ne që lexonim
Rrahjet në zemër vetëm shtoheshin
Ëndrrat tona nuk mbaronin
************
Shkëmbenim të njëjtat letra
Plotë me zemra dekoruarë
Gjithë verën me to kalonim
Njëmijë herë duke lexuar
************
Kur lexonim ato vargje
Që shkruheshin në mes fletës
Dukeshim që i ngjanim
Romeo apo Gjulietes
*********
S’harrohet moshë rinore
Histori përplot mbresa
një buzëqeshje mjaftonte
Mes dy zemrash ngjallte shpresa
***********
Tash në kohë moderne
Jetojmë me shumë vese
Dy zemra bashkohen
Po patën interes.
**********
Regensburg