Kot u mundova t’fsheh mallin per Ty
Mendova se palosur do të rri nën dry
Zemra nuk foli por të kërkoj me sy
Vjeshta m’shpalosi kujtimet përsëri
Në gjethet vjeshtore lexoj ngjyra jete
Fëtyra jote në mes më del si një perde
Vesa e mëngjesit lotin shoqëroj n’vete
Malli i njejt edhe pas trembëdhjet vjete
Sa shpejt shkove bashk me puhi vjeshte
Me vete morre lumturinë dhe gëzime jete
Mallin e shuaj me veqanti të çdo stine
Çdo ditë e natë vjen e shkon n’kujtime
Tri gjethe vjeshte morra bashkova si një yll
Ngjyra t’ndryshme që në shpirt i kam mbyll
Tri herë në ditë stinët në vjeshtë ndryshojn
Malli në mua si acari u trefishua n’dhjetor!
Emine Konushevci-Durmishi
