Kujtova…



Mimoza Eliona Osmani
 · 

Përshëndetje miq të shtrenjtë!

Kujtova…

Tek mora vetveten për krahu një ditë
E munda me pije , të ndihej më ndryshe
Të treten si hiri i lashë dashuritë
S’e bëjë më thashë zemrën , “fole dallëndyshe”

E shtrydha si shtrydhet limoni, foort
Mbi plagët e shpirtit ranë pika të tharta
I hodha të laget të ndryshket “kjo portë”
Një grusht me lotë dhimbjesh, kujtimesh të zjarrta…

Tek mora vetveten për krahu një ditë
E munda memorjen , kujtova njëherë
Imazhet s’u prishën , siç prishen magjitë
Dhe hiri papritur u kthye sheqer…

About Post Author