Kulla e kuqe zvenitur në kohëra-Nga Dr Selman Mëziu


 Sa herë që e përpijë me vështrimin tim më pështjell hidhërimi. Mirëpor nuk mundem me nejtun i pa zashëm.  Jo bre jo, diçka thellë në shpirt më gërvisht, më shqetëson. Kjo më shtyn, që sa herë i kaloi pranë e fotografoi.  Jo për të shprehur  artin e një fotografi.  Shtysa është dëshira për ta marr me vete. Më pëlqen t’a vështroi herë pas here. Te shikoi dritaret, muret, çatinë, dyert, shkallët, hapsirat e dhomave, më emocionojn më tërheqin qetësisht. Ashtu siç e thirrën, dhe e emërtoi  në dhjetë vjeçar, fshatari i thjeshtë e intelektuali muhurak: Kulla e Kuqe.

          Tanima ajo jeton në ditët e vitet më të zeza. Po, po, më të zymta. Ajo vuan shumë nga boshllëku, brenda e jashtë saj. Vajton ajo për djelmërinë e cucat muhurake. Vajton me lot të hidhura sa pikat e shiut nga heshtja, vuajtjet e çdo molekule të ngurt, e çdo  qelize të gjallë për rreth saj. Rrezaton idhnueshëm fatkqësi.  Teksa vështron ujrat e lumit Murra dhe parkun me plepa murgulluar e harlisur i hypën inati se po zhduket. Aty pranë në veri, Kulla e Kuqe, kufizohet nga ish magazina e tregëtisë, sot me pronësi e funksione të tjera. Nga lindja me udhën që të çon në Kodër Shënediell. Nga perëndimi ish magazina tregtie, kurse kati dytë Klubi i Fushë Muhurit ku shërbente Evzi Lala. Mjerisht sot një gërmadhë trishtuese.

                  Ajo nuk don që të vdes, edhe pse suvaja aty këtu i ka hapur plagë,  dhe shemtuar. Edhe pse dritare e dyer, janë të mbyllura dhe të zbardhëllyeme nga forca e rrezeve të diellit, piklat e shiut, erërat e suferinat në hallkat e kohërave. Tjegullat bien nga çatia e thyhen herë pas here. Megjithatë ajo sikur thotë: ‘’Dua të jetoi më shumë. Dua t’iu tregoi brezave historitë e mia.  Muhurakët duhet t’i dijnë, dhe të mësojn nga ato. Unë jam deshmitaria e pothuajse një shekulli për juve muhurak.   Më ndihmoni, unë do t’ua shpërblei me bujari e zemër dlirësi.,,

        Mua më flet gjithëçka!  Dhe ja. Muhurakët kan  edhe tani në hojet e kujtesës  fillesën e bëmat e saja në qerthullën e viteve.  U projektua plotë shkëlqim nga inxhinier italian. U ndërtua nga murator dibran nën kujdesin e tyre. Aty nga mesi i viteve 1930.  Do të shërbente si zyra kati i dytë. Ndërsa i pari, si depo veglash e materialesh ndërtimi.  Ajo u bë streh e teknikëve, inxhinierëve italian që nisën, më parë udhën e makinave Fushë Muhur Burrel. Pas viteve 1940 si studio e depo për ndërtimin e Urës së Drinit të Zi në Fushë Muhur. E kështu e fort për nga sistemi eshtëror, ajo ishte deshmitarje e arterjeve të zhvillimit të fshatit, krahinës ku edhe sot mbahet në kam.

         Aty fjeti edhe inxhinieri italian me të fejuarën e tijë për disa javë. Çifti pa me sy muhurakët të ndesheshin fyt a fyt me tallazet e Drinit të  Zi për të gërryer themelet e kamëve të urës. Ato gjithashtu morën me vete aromën e luleve, shijen e frutave, gjerdanin e artë të bujarisë e mikpritjes muhurake. Mirëpor fatkeqësisht nuk kemi emra, vite, muaji, të këtyre ngjarjeve. Atëhere, pak ose shumë pak, shkruanin.   Ishte errësirë e plotë ditë e natë edhe pse dielli kuqëlonte në lindje në vargmalin Korab malet e Sharit e perëndonte në atë  Runjë deri te ngushtica shkembore e Setës mbi Xhaxhain e banueshme në vitin 1467.

      Në ate Kull u hap infermieria e parë nga vajmdhejasi Imer Pira në vitin 1946. Më pas u shëndrrua në qendër administrative. Si Lokalitet për krahinat Muhur dhe Luzni. Ajo ziente nga punonjës të gjendjes civile, kryetar lokalitetesh, operativ sigurimi e punonjës  policie, nga këshilltar e kryetar Këshilli të Bashkuar. Nga zemra e kësaj kulle filluan bisedat telefonike e shkembimi i letrave etj.

     Aty punuan njerëz të shkolluar e drejtues të zgjuar, të punës e veprimtarive ekonomiko shoqërore. Ajo kullë është deshmitaria e zgjimit popullor e zhvillimit  ekonomik. Por edhe disa prapësive bashkudhëtare të kohës.  Aty punuan Imer Pira,  Sabri Çuni si ndihmës mjek; Halit Laci dhe Halit Kurti grumbullues e shitës prodhimesh ushqimore etj. Murat Nkolli, Selman Qoka, Hashim Zhuzhi telegrafist e shpërndarës letrash. Në katin e sipërm punuan Kryetaret e Këshillave Popullore, Rexhep Balliu, Selman Balla,  Xhemal Lika,  Sulltane Doda, Sami Balla etj. Punuan polic e operativa sigurimi si Haxhi Duka, Ramadan Gjoka, Dali Loka; Sinan Lica në Gjendjen Civile etj. etj.  Po te kjo kullë pati zyrën e tij si agronom  Abdurrahim Ashiku ne verën e vitit 1964, duke e kujtuar gjithmonë e porositur për kthimin e jetës gjallnuese. 

      Sejcili Muhurak, çdo metër muresh, dritaresh, dyersh të Kullës së Kuqe,  mbart shumë kujtime e histori. Fatkeqësisht të  ndrydhura e shuar në pentagramat e kohërave  E këto janë visare të çmueshme për historinë muhurake.  Kulla e Kuqe, siç e quajtën vetë projektuesit e zbatuesit italian nga madhësia e lyerja me bojë të kuqe.  Vlerat e saj si arkitektur si pozicion gjeografik, si qendra e parë e zhvillimit shoqëror e ekonomik, si moshë etj duhet ruajtur, riparuar e zbukuruar dhe kthyer në muze. Kjo do të ishte një ciceron i pa vdekshëm, ku historia e pasur muhurake do të fliste rrjedhshëm duke dëshmuar historitë e shumta të popullsisë muhurake. Rinia dhe shkallë moshat e ndryshme do të bashkoheshin e krenoheshin me brezat që shkruan historinë me ngjarje  të shumta pushke, pse jo dhe shpate e shigjete, pene, parmende dhe mjeshtrishë të shumta.

    Para tyre lulëzonin disa drurë pyjor akaciesh. Ato xhvisheshin në stinët vjesht e dimër. Lulëzonin në pranverë, aromëkandshme dhe ushqim për bletët. Në vjesht bishtajat vareshin si kunora qepësh, hudhrash, hoshafesh, misri gjushtak në tavanet muhurake.  Ato u prenë barabrisht. Ndërsa simjet ato kishin  nxjerrur filiza e rritur shtatin. Një brezni e re, ka nisur udhëtimin bamirës për banorët muhurak.  Po ne a nuk mundemi t’a gjallojm Kullën e Kuqe si natyra bujare që na dhuroi akaciet lule mjaltëmbajtëse?  Duhet që specialist muhurak të bëjnë preventiva e studime dhe t’a shtrojn për zgjidhje. Nuk duhet të jetojm me frikën e gjolit Skavica duhet të shikojm shumë më larg.  Po të veprojm kështu edhe prurja ujore e Drinit të Zi e vet Murra do të gezohen e muhurakët do të zgjohen për të vepruar, punuar e  zhvilluar në çdo qelizë të jetës.

  Muhur  23. 05.2024                                      Muhuraku S. Meziu