Kullat shqiptare,
të lashta
sa vetë lashtësia,
në çdo gur të tyre,
gdhendur historia.
Kullat e moçme,
grataçelat e kohës së shkuar,
mbetën mister,
sa jetë njerëzore
në to kanë jetuar.
Sa nga gjakmarrja,
shfarosur,mbaruar.
Ç’kanë parë,
e ç’nuk kanë parë
këto kulla të moçme
shqiptare,
sa dasma,sa lindje,
sa e sa ngjarje.
Sa gëzime,hidhërime,
luftra e pushtime,
po kurrë s’u shembën,
qëndruan si zemrat shqiptare.
2022
