1.
Legjend ishte në shtiz të flamurit
Ah, ju o burrat e kombit shqiptar
U linden e u rritën në kull të gurit
Më shpirtë dhe zëmër atdhetar.
2.
Kujtimet më lidhin për të kaluaren
Në mbrendesi kishte jetë e gjalleri
Brezat flasin e kujtojnë të shkuaren
Kurr nuk kthehët ajo kohë përseri.
3.
Burrat më shall e plisa të Bardh
Xhamadan dhe Tirqit më gajtana
Ajo kohë e vjetër nuk ka më ardh
Më mungojnë trimat, sikur zana.
4.
Nëna fëmijevë ninulla ju këndontë
Ishin të rritur më akordet e Lahutes
Thundra e armiku nuk i gjunjizontë
Se ishin kalitur më plumbat e hutes.
5.
I burreront koha e vjetër gra e burra
Ah, trimat nëpër shekuj duke luftuar
Lotë e gjak kanë rrjedh, si uji në gurra
Kurr nuk arriti turk e shka më i gjunjizuar.
