Kumbull përmetare!Godo Mehmetaj


Kumbull përmetare!

Kumbull përmetare

vetë më ëmbëlsove

pastaj më braktise

e më hidhërove.

Në Vjosë baltëzuar

me ujë të bukur

fjalën nuk e mbajte

s,di ku je larguar.

Gjezdisje boceve

duke mbledhur lule

i tërbove djemtë

dhe në gjunjë të ulen.

Ike pa më thënë

dhe më le të trishtë

tani që ke ardhur

pse më fletë greqisht.

Më ishe betuar

të shinim një jetë

un isha shqiptar

ti e doje grek .

Premtimet që nise

në fund nuk i sose

gjakun e ndërrove

zëmrën ma plagose .

Exif_JPEG_420

About Post Author