Kundër dhunës!Liljana Ndoni


Liljana Ndoni

Grua qe lind njeriun e Zoti te krijoj

Me shume dhimbje e sjelle njeriun,

 E nga njeriu me dhimbje jetën e përjeton..

Për ty kënga e plazmave te shpirtit “te ngrënë” dridhet ne shtrat

Rrufeja e një kodi njerëzor te pa pranuar, vetëm nga Zoti lart..

Dashuria e verbër shtratin ta shtroj me hithra përvëluese te njome

E çarçafët e bardhe ne garza i shndërrove për nevojë..

Femër qenie e brishtë..

Ofshamat dhe zëri jote dënuar ne heshtje përgjithmonë..

Ne vend te puthjes grushtat dhe shqelmat te lanë  njolle..

Imoral, mostra, xheloz te sëmur,

Ne vende te fjalës zemër vendosni gurë..

Ne vend te shpirtit, keni helme e vrere,

Logjika, vetëm urrejtjen peshon

Arsyeja vetëm dhuna ju trimëron..