Kundra shfrytëzimit


Kundra shfrytëzimit

Autori: Fali Ndreka

Itali

Një drithërime e dhëmbje,

më cpon me cimbim,

Për ata njerëz që shkojnë e flenë me stomak bosh,

Për ata njerëz që punojnë që pa gdhirë,

E shfrytëzohen gjer në palcë

nga do të shkoshë.

Sdo mend se një poet si unë,

Aq shumë vuan për të tjerë…

Për ata që djersën derdhin lum,

Për të varfër dhe të mjerë.

Dua ta godas me grusht poshtërsinë,varferinë,

Tua thyej eshtrat në një mijë copa,

Që të mos u ngelet as kockë e brinjë.

E kështu përgjitmonë nga ato të mos vuaje më bota.

E c’hynë këtu talenti im,

Nëse njerëzit nuk e kalojnë ylberin,

Unë vuaj për ta si një rrugëtar në suferinë,

Vetëm që ta shohë të qetë e gëzuar të varfërin e të mjerin.