Kur bie nata-Teuta Shaqiraj


Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kur nata bie,

ndjesitë prehen, si flokët mbi jastëk,

të shpërndara ende mbartin rrezet e dites;

Shqisat, si zogjtë e kllockës lozin me njëra tjetrën,

më mpleksen nëpër këmbë,

të tredhin ndonjë rreng ndoshta kërkojnë.

Kur nata bie,

heshtja mblidhet në prehërin e saj

Picërrohen zhurmat e ditës në mendjen time.

Nis e vallzoj mes flakësh gjarpërushe të shpirtit.

Në çdo qelizë e inde, në çdo muskul

merr frymë ëndrra ime me nerv dashurie.

Kurmi shtrirë, si vijë ekuatori,

nga lindja në perëndim endet,

duke shkelur nëpër shtigje anonime.

Ndërsa nata fle në shtrate zanash

mbyll ajo një faqe libri

mes pritjesh e ardhjesh

në agun e ri të një kapitulli.

Tea