lKur bisedoja
me degën e qershisë,
Qeni na vështronte në bisht,
U stërmundua
xhami i dritares
Nata ishte thyer
dy gisht.
Po nuk ishte halli i natës!
M’ato hëna
Kish humbur një klithmë,
Heshtja kish gllabëruar
të gjallë e të vdekur,
Gojët ishin mbyllur me hekur!
Nuk dëgjohej më oshëtima e lumit,
As çartisja e erës
Nuk ndihej askund!
Në fund të koridorit,
Kërcitja e derës
u përhumb!
Kur bisedoja me degën e qershisë,
Më qeshnin në fytyrë
Dy elefantë.
Dhe fytyra ime
e shtrembëruar
në xham.
Nesër,
kokra e papjekur
E inatit.
Do të bëhet bri!
Po ti
Mos rri!
