KUR ÇAN TI ATDHE
Kur qan ti Atdhe
Qaj edhe unë
Dhe bashk me ne
Qajnë edhe gjallesat tjera
Qajnë dielli, hana, yjet,
Qajnë planetët e gjithësia
Qajnë natyra e qanë
edhe vetë përendija!
Kur flet ti atdhe
Flas edhe unë
Flasin njerëz e gjallesa
Flasin yjet flasin planetët
Flet gjithësia . Flet përendia.
Kur gëzohesh ti atdhe
Gëzohem edhe unë
Edhe njerëzia e toka
Edhe hëna e dielli
0
Edhe dielli e qielli
Edhe gjithësia e përendia
Atdhe!
Të kam në mendje
Në zemër e në sy
Përditë identifikohem më ty
Ti je pasporta ime Ti je garanci !
Prej kudo deri të shtëpia
Prej toke hane e dielli e qielli
Prej shtëpie e deri të gjithësia
Prej gjithësie te përendia!
Lulëzon atdhe
Të Lulëzon edhe shpirti im
E të mos më vras vetmia
E harresa e mërgimtarit.