KUR ÇELIN MIMOZAT
(Dita e poezisë.)
Ç’aromë e këndshme kundërmon?!…
Një muzg fundshkurti, ç’më kujtonn!.
Tek lidhatoja, flokët e vajzës.
Të heshtur rrinim, pranë e pranë.
Dhe dorë e saj, në dorën time.
Të gërshetuar gishtat tanë..;
Jetonim, çaste dashurie!…
Mimozat prekja, ato flokë…
Aromë e tyre, kundërmonte!.
Të dehur, heshtnim të dy tok…
Dëshirë e mall në zemër zgjonte!.
Në dorën time dorë e saj.
Dhe ndjeja pulsin si na rrihte..
Gufonte zemra… por pastaj…
O, ç’lumturi!… Se, ëndrra fliste!.
Ajo më dha një degëz lulesh;
Unë ia ngatrrova nëpër flokë.
Tek ndjej një zë si er’ e flshës:
– A më ke xhan? A jemi shokë?…
Dhe dorën, ma shtërngoi në gji!.
Dhe qeshi bukur; qeshi ëmbël!.
Se si u gjend në krahët e mi!…
Çdo gjë na dukej si në ëndërr!…
Si zog, një ëndërr, fluturoi!…
Dhe për një çast, u ul mes nesh.
Xheloze, hëna na vështroi;
Por, shpejt u fsheh diku mes resh.
Në dehie zemrash, pranë e pranë!…
Si lulet, flokët, oh, se ç’erë!…
Aromë e tyre, sa më ngjan!.
Çdo gjë më duket si ateherë.
Një muzg fundshkurti, ç’më kujton!…
Tek ledhatoja flokët e vajzës.
Ç’aromë e këndshme kundërmon?!…
Ah… çelën lulet e mimozës!…
