Kur Dielli dashuroi…Eralda Cuko


Kur Dielli dashuroi…

Kur dielli dashuroi me gjithë fuqinë e tij,

me të ngrohtat rreze përqafonte agimin

duke i ruajtur ato përshjënditje të arta

gjer në muzgun e mbrëmjes,

që t’ia dhuronte më të bukurës Hënë

kur shfaqej në sfondin errët e të mistershëm.

Në terrin e netëve ajo Hënë bardhoshe

merrte tijën dritë dhe vazhdonte të sodiste

udhën e saj nëpër yjesinë e pafundme.

Aty mbulohej me dritën e atij lëmshi të zjarrtë

duke e gëzuar atë dhe duke e shpënë

të ndihej sikur në qiellin e shtatë.

Dritën e saj e ruante sikur sytë e ballit

që t’ia falte Diellit duke ia ndritur të vrazhdën

fytyrë të zhuritur nga lodhja e asaj udhe tejet

të gjatë plot peripeci e dhimbje dhe duke

pasqyruar në dritën e saj vezulluese.

Çdo ditë që kalonte ata merrnin dritën e njëri- tjetrit

duke u hijeshur kaq shumë saqë drita e tyre

bashkohej në një dritë të vetme e cila përshfaqej

më e fortë se kurrë.

Ngrohtësia që i falnin njëri -tjetrit ishte kaq

e ndier dhe e natyrshme saqë asnjë yll tjetër i

planetit nuk mund ti bënte as përshtypjen

më të vogël.

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur