KUR DO, DO!!
Të kërkova dhe të gjeta,
në mes lulesh, zanë mali,
ngriva dhe ca çaste mbeta,
Kishe sjellë detin me vete,
byzylik vënë në dorë,
por vështrimin tim e trete,
në gushën e bardhë borë.
Tek filxhani i kafesë,
kërkoje të gjeje fatin,
unë laja sytë me vesë,
që me sy të masja shtatin.
Unazën në gisht prej meje,
dhe hajmalitë në gushë,
gjithë të tjerat prej teje,
nëpër flakë u bëmë prush!!
