
Kur ëndrra thyhet
Kur thyhet një ëndërr,
bota s’merr fund.
Nuk vdes jo,
Bie copash, lehtas pa bujë
brenda shpirtit e vetmuar.
Hijshëm ulet në fronin e blertë
shtratit ku lulëzoi me drithërimë.
E bukur magjiplotë,
si Dea Artemide,
te grish ëndrrën sërish,
të humbasë virgjërinë.
Si yllëz e pafaj,
me copëzat në krahë,
ngrihet valë valë.
N’ekstazë
pas një përqafimi yjor
fillimin e një tjetre ëndrre tjerr
pa akt fundor.