Fragment nga tregimi;=
KUR ERRËSIRA MBUSHET ME DRITË
E dinte…Dështimi ishte krim!
Ja kishin pëshpëritur disa herë në vesh. Ndodhej mes dilemës .Të mbante fëmijën e një përdhunuesi?!
Apo ta hiqte dhe ti jepte vetes një mundësi të dytë?!
Kush e garantonte se kur të ritej fëmija, s’ mund të bëhej kopja e të atit!
Po sikur fëmija kur të ritej të mësonte të vërtetën?
Si do të reagonte?
A do ta donte nënën e tij?
A do të kishte probleme psikologjike!
A do të pranonte të bënte familje, apo do të përsëritej historia?!
Ishin këto pyetje dhe shumë të tjera që mbysnin heshtjen e fjalët ruheshin si diademë në brendësi të shpirtit.
Ditët e muajt kalonin, interferuar me plogështinë e kohës. Mes po= së dhe jo= së, nuk kishte më rrugëdalje.
Mjeku i sqaroi se po të aplikonin dështimin, shëndeti dhe jeta e saj rrezikohej pasi tani më ishte katër muajshe. Kjo e goditi si stuhi dimri atë mbrëmje mes një qielli të verbër pa yje. Mendimet i vinin puhi, herë përcëllonin si prushe mbi lëkurën e saj të imët e herë si vesë mëngjesi mbi lule.
Një dorë i rroku supin. Ishte një miku i saj i vjetër të cilit ju hap plotësisht pa u menduar.
Kishte kaq nevojë të fliste me dikë e ti rrëfente gjithçka që e bënte të vuante e thahej si një kumbull e këputur, pritur të bëhej oshaf për zairenë e dimrit.
Ai, dëgjuar me vëmendje u përpoq ta qetësonte.
E ledhatoi pas flokëve të artë, ecur përdrejt rrugës që të çonte tek pragu i shtëpisë ishte larguar nën ngarkesë mendimesh .Një zë bulkthi i fliste nga brenda si shpresë.
Surpriza, çau akullin e së nesërmes si një kod i padëshifruar hiroglifesh. Shoku i saj i vjetër kishte ardhur në familje për ti kërkuar dorën. Kaq e papritur i erdhi kjo skenë, si të ishte një elkithro në pritje, zbritur prej alpesh.
Dikur kishte qënë shumë i dashuruar pas saj.Por ajo as që e kishte vërejtur atëherë, pasi sy e zemër ndodheshin diku tjetër.
Mbase ishte e thënë të ndodhte kështu, u përgjigj ai.
Ndierë diafragmën tek fliste ti hovte gjoksin.
(Shpesh herë Krijuesi na jep një goditje, për të kuptuar e gjykuar më kthjellët.)
Hapur kutinë ku ndodhej unaza e nënës së tij u ul në gjunjë.
Do të jem babai më i mirë për fëmijën tonë tha, duke i puthur dorën e bardhë që dridhej prej emocionesh.
Unë, erdha në jetë prej së njëjtës histori.
Tani nëna ime, nuk do të ketë vetm një nuse e bijë, por edhe një nip e një motër.
Do të ketë një motër që se pati dikur.
Asimenja ndihej e tejlumtur. Shpirti i shkëlqente si hënë netëve të errëta pa yje.
Fjalët e ëmbla të bashkëshortit e shoqëronin si një verë e ëmbël e viontekave të vjetra.
Kishte afruar në ditët e saj.
Lindi binjakë. Fëmijët morën emrat nga soji i bashkëshortit.
Bashkëjetuar si familje e një gjaku thurën ëndrat dhe të ardhmen e ndritur të një familjeje model.
Universi hidhte dritë mbi ta.
Karma e fatit shtrinte krahë përqark si puthje borzilokësh, nën shkëlqimin e një rreze dritë, përmes Akropolit.