Kur fjalën e merr era!


TEUTA GJATA

Kur  të shkruajta në ditën e parë të njohjes,

Të shkruajta me fjalë zemre.

Kur të putha për herë të  parë,

Puthja fluturoi prej zemre.

Kur të dërgova fjalët e saj 

Të betohem !

Nuk ishin thënë  më parë,

U thanë  me zemër,

Zemra nuk foli me zemrën e saj

fjalët e thëna prej saj,

 ikën si era…

Krijuan  çiklonin e dashurisë

Zemra nuk e tha me,

 atë fjalë!…….

About Post Author