Kur fle nata…Eli Nebi Plaku


Nën çarçafin e zi

Nata ra të flejë

Heshtja ngrohtësisht

Vendin përqafojë

Në djepin e gjumit

I mblodha mendimet

Sonte nuk më binden

Qetësinë më trazojnë

Fli e qetë, ti natë

Në nanuritjen e ëngjëjve

Unë nga pylli i mendimit

Shteg të dalë, kërkojë

Hëna hedhë lotë drite

Të çajë errësirën

Ëndrra drejtë bardhësisë, fluturon

Fli e qetë,natë

Deri në agim

Tek dita e re, shpirti im

Paqen kërkon…