Kur flet zemra…Eli Nebi-Plaku


Eli Nebi-Plaku

Kur flet zemra ,

qielli kthjellohet…

dhe rrezja e dritës

ndriçon mbi trazirë…

Sytë e dëshmojnë

nga buzët del ngrohtë

Fjalën t’a besosh

nuk është e vështirë…

Kur zemra,zë e flet

forcën humb llogjika

Hesht e dëshpëruar

dot nuk kundërshton..

Zinxhirat e saj

fjala tejkalon

Si zog i lirë, ngrihet

lartë fluturon…

Fjala e zemrës është

e dlirë si agimi..

Si ujvara rrjedh

asgjë s’e pengon..

E vërtetë si hëna

e sinqertë si drita

Gënjeshtrën s’e njeh

mbi dyshim,fiton…

Kur flet zemra

flet e Vërteta…!!