Kur fletë shpija-Nexhat Bexheti


Jua tregoj një elegji

Të mbahet mëndë, si histori

Dikur, çfarë  shpije kam qenë

Udhëtarët ndaleshin për qefë

E madhe, e bukur, dritaret me dritë

Shpijarët, e ndershëm si kam koritë

Si zonjë e rëndë reflektoja bukuri

E çaja qiellin si qesëndi

Ka shumë vite, qetësia më ka kaplua

Përreth meje, asnjë njeri s’ka kalua

Vetëm muret më mbajnë drejtë

Rënkoj për shpijarët e mi për jetë

Sulmit të kohës, si bëj ballë

Çatisë tjegullat, i kanë dalë

Rufetë,me  shi më sulmojnë

Dhëmbin e kohës e mallkoj

Mos  po rrënohem,dhe shuhen kujtimet

E zotëri shpijarve të mi,që i kamë ritë

Mos më harroni,o njerëzit e mi

Lutem ditë e natë që me u kthye

Gazin,harenë e lumturin e gjeni këtu.

Ejani të tymosen oxhaqet,të ngrohen zemrat

Dhe oborret të mbushen ma kalamaj

Mos më bëhen të huajit zotë,prandaj

Pragun e mbroj unë vetë,për ju që më ndërtuat

Këtë që ndertuat,nuk duhet harruar

Mallkimi juve kurë, mos ju prekë nëpër jetë.