Kur gjemonin malet e Skraparit-Nga Enver Cakaj


      
       

Reportazh-Nga Enver Cakaj

Kur gjemonin malet e Skraparit
– Skraparasit kanë gjak nga i
gjithë Atdheu dhe i kanë dhënë zemër,
gjak e shpirt të gjithë Atdheut.
Ata kishin bërë një kontratë me malet për të ndenjur sup më sup me
ta, prandaj malet u bënë nëna e tyre dhe nënat u bënë male.
Luftën e kishte marrë përsipër një breztjetër. Nuk kishin shkolla ushtarake, as gjeneralë, po kishin idealet, që ushtonin dashurinë për Atdheun , që sfiduan gjeneralët pushtues. Çobançe e
partizançe drejtuan formacione të tëra. Në Skrapar edhe gurët ishin kthyer në plumba
Luftakishte ligje të forta dhe ato nuk guxoi t’i prekte njeri. Dolën nga lufta siheroina, duke lënë rininë nëpër male
Skrapari, që ndonjëherë të tremb me pamjen e sertë të maleve, ku dhe lulet kanë frikë të çelin,mes dy yjeve të ngjan si hënë. Por Skrapari e ka ëmbëlsinë brenda shpirtit të
këtyre banorëve, që janë më të lartë se malet. U janë rreshkur supet së mbajturi
armën, u është dëgjuar fama edhe jashtë kufijve. Janë të lashtë nëpër luftëra. Një skraparas e bëri mendjen top dhe i vetëm, vajti luftoi tok me Skenderbeun e mbeti në Fushën e Torviollit. Nuk mundën t’i gjenim emrin, sepse askush nuk kishte gërmuar për ta nderuar atë luftëtar të vërtetë. Në vitin 1933 në malin e Tomorit erdhi akademiku botanist italian, Antonio Baldaç për të studiuar bimësinë e zonës dhe i bëri përshtypje kur pa banorët e Tomoricës të gjithë të armatosur. Në kujtimet e tij ai ka shkruar: “Këta banorë i sheh gjithmonë me armë në dorë, e njohin dhe e duan atë si hostenin. ”Janë vrarë e sakatuar, po nuk janë tundur. Vendin e kanë mbajtur të pastër. Gazeta “Drita” e 1 shkurtit 1906 shkruante lajme drithëruese: “Kush vete në Jemen le të marrë një qefin që ta ketë për në xhenet. Prej batalionit të Skraparit, që ishin 840, vetëm 120 janë të gjallë!” Perse nuk e kursenin jetën këta njerëz?As u janë lutur, as u janë falur të tjerëve edhe kur kanë qenë në buzë të varrit bijtë e Skraparit:
Me armikun bri më bri,
Brez pas brezi korr e gri,
Se s’u rrihej pa liri.
Ata donin të shkonin me dinjitet edhe në atë botë. Për ta liria ishte ajri, ishte jeta. Ndershmërisht dhe qetësisht ata i janë lutur djersës së pastër të ballit të tyre. Skraparasit
kanë gjak nga i gjithë Atdheu dhe i kanë dhënë zemër, gjak e shpirt të gjithë Atdheut. Ata kishin bërë një kontratë me malet për të ndenjur sup më sup me ta, prandaj malet u
bënë nëna e tyre dhe nënat u bënë male. Nuk e dimë prej çfarë lloji metali e kishin
trupin këta njerëz. Bido Buzuqin dhe Sulejman Spatharën i dërguan të vrisnin Bab Dudë Karbunarën, se gjoja bënte krime në Berat, kundrejt një shume të mirë florinjsh. Shkuan trimat e Skraparit, e gjetën dhe e pyetën,se çfarë krimesh bënte ai. Dhe trimi i Beratit u përgjigj: “Unë hap shkolla, rregulloj rrugë e ndihmoj popullin e varfër. ” Trimat e kuptojnë trimin dhe i thanë: “Këtë qese me flori na i kanë dhënë për të vrarë ty, po me që u marrke me “krime” të tilla, urdhëro e merri këta florinj dhe vazhdo të bësh “krime” si këto!” të tillë trima dhe të mençur ishin skraparasit dhe tëtillë e ruajtën emrin e zemrë nëshekuj.Skraparasit kanë një mendësipërbashkuese proverbiale. Ata për interes të trojeve i kishin braktisur shtëpitë dhe kishin mbushur honet e luginat e maleve. Dhe,

                            Mblodhi e lëshoi rrufetë
                           “Zot këtu unë jam vetë”

Muço Kapinova kishte dalë në Çukën e Frëngut e
thërriste: “Vlora, Shkodra apo çdo krahinë tjetër, janë Skrapari, pa to as Skrapari nuk është i lirë. ” Dhe,
“Skrapari u bë bajrak,
mbushur çeta rreth e qark”
Skrapari varfëronte, por dhe trimëronte. Edhe një gjeograf i huaj që s’dihet ç’e solli
në këto vise në vitin 1940, la mbresat plot pezëm dhe me pesimizmin e tij të shkruar: “Prapambetja e krahinës së Skraparit, është rrjedhim i relievit malor, që pengon zhvillimin e bujqësisë dhe komunikacionit. ” Po të kishte ardhur para ca viteve ky gjeograf, kur të shikonte makinat të ngjiteshin majë malit, do ta merrte e ta griste atë copë letër që e shkroi vetë. Terreni i vështirë malor ishte edhe aleat i dëshirës së bijve të Skraparit për liri. Skrapari u bë fortesë, aq sa edhe serasqeri i Rumenlisë e pa keq nga rezistenca që i bëri populli i Skraparit dhe iu drejtua Stambollit: “Sikurse kemi raportuar dhe herë tjetër, ky popull i mallkuar nuk mund të krahasohet për trimëri e burrëri me asnjë popull tjetër. ” Çfarë u ruanin këtyre shkrepave, që as i mbanin, as i lëshonin banorët e saj? Për ato shkrepa ata nuk linin gur pa lëvizur. Kur morën vesh lakminë e fqinjëve ndaj vendit tonë skraparasit u mblodhën në qendër të Çorovodës dhe u shkruan disa presidentëve të botës, mes të cilëve edhe atij
amerikan: “Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Shteteve të Bashkuara Uillson! Të nënëshkruarit përfaqësuesit e popullit të nënprefekturës së Skraparit, me anën e kësaj telegrami tonë ju paraqesim falenderjet tona, që jini më i madhi për krijimin e një shteti independent shqiptar në vendin e Ballkanit me fqinjët tonë të lakmisë që kërkojnë të pushtojnë toka të huaja dhe duan të hedhin poshtë lirinë e kombeve të vegjël. Shkëlqesi! Mos merrni parasysh kërkimet e padrejta të imperialistëve të Greqisë, Sërbisë mbi tokat tona, atyre që duan të zaptojnë toka shqiptare etnografike e gjeografike, që pa dyshim i përkasin Shqipërisë, si Kosova e Çamëria.
Skrapar, 25. 9. 1920. Përfaqësuesit: Hasan Zaloshnja, Ali Hysi, Mehmet Radëshi. ” E
mirë e ligë, kjo ishte shtëpia e tyre dhe, siç thotë populli, në shtëpinë e tjetrit,
edhe macja të ha. Ata e dinin, siç ishte vendi ishin dhe ata. Kur të shembeshin malet do të shembeshin dheata, se,
Prishur ngritur mur mbi mur,
Nuk u rrihej pa flamur.
2
Kush e shkrepi i pari? Po i pari kush ra betejave? Nuk ishte vetëm një, po mbi
2000 djem e vajza, që mbushën formacionet partizane. 404 mbetën betejave. Rrojtën pak por jetuan përjetësisht. E nisën nga Vlora. U printe Riza Cerova. Dëgjuan krismat, trokitën derë më derë dhe u mblodhën për të marshuar drejt Labërisë. Si ikën? Njëri la dhitë në mes të pyllit, tjetri la qetë në parmendë, të tjerë lanë fëmijët e gratë vetëm. Zëri i Atdheut ishte më i fuqishëm se lebetitja e fëmijëve. Atëherë u krijuan edhe këto vargje:
Skrapar sa të kish lezet
Kur nise në Vlorë djemt
Doli Vlora po i pret
Si “Plaku” në dymbëdhjet.
Lufta krijoi një zinxhir të tërë. Kudo luftohej. Riza Cerova nuk e la rehat qeverinë. Nisi Lëvizjen e Fierit. Fundi i saj dihet, u tradhtua nga brenda. U burgosën shumë skraparas, po nuk hoqën dorë. Shteti po luftonte me popullin e tij. Korrespondencat mes strukturave s’kishin të sosur. Tmerri i tyre ishte bërë Zylyftar Veleshnja, që organizoi atentate kundër këlyshëve të Zogut. Skraparasit luftonin me pushkë e protesta dhe nuk i linin të qetë autoritetet e vendit. Aq sa nënprefekturae Skraparit i dërgon këtë telegram Prefekturës së Beratit në 26 dhjetor të vitit 1915: “Siç ju kemi raportuar Don Quishotët të Koprënckës, të cilët përgatitën humnerën e tmerrshme të Atdheut, arritën me sjellë një anarshi. . Pasi paria largoi nënprefekturën dhe komandën e gjindarmërisë më 24 të këtij muaji, ditën e enjte, në orën 12, çetat e Xhelal Koprënckës, Hysni Vëndreshës, Sakulit e Zenel Braçit, hyjnë në qendër nga Zhabani e ajo e Ali Koprënckës nga Vërzhezha…Përmes brohoritjeve premetike
Sakuli hyri në një zyrë të gjindarmëve dhe me dorën e tij prej bishe, u ngre I pafati flamuri kombëtar. ” Këndej nga Skrapari valonte pushka e Mestan Ujanikut. Krismat e saj
dëgjoheshin larg dhe futnin tmerrin tek pushteti. Po të kalonte Qafën e Dardhës, binin telefonat në të gjitha strukturat, ku kërkonin përforcime për të përballuar sulmet e çetës
së tij. Po ku të vinin më parë përforcimet, e gjithë Shqipëria ishte në këmbë. Prindërit
nuk e dinin ku ishin dhe a ishin gjallë djemtë e tyre. Nga malet vinte ndonjë letër e vargëzuar:
Ti baba i dashur ,
Në ke mall për mua
Djalin tënd kërkoje,
Gjurmëve të tua.
Luftën e kishte marrë përsipër një brez tjetër. Nuk kishin shkolla ushtarake, as gjeneralë, po kishin idealet, që u shtonin dashurinë për Atdheun , që sfiduan gjeneralët pushtues. Çobançe e partizançe drejtuan formacione të tëra. Në Skrapar edhe gurët ishin kthyer në plumba. Por kundër Atdheut të tyre dolën ca antishqiptarë, që u quajt Balli i Kombit. Ata u prinin pushtuesve dhe dogjën 1080 shtëpi në Skrapar. Si të mos dilte kjo, hidhnin parulla poshtëruese për ato bija nënash, që mbanin fronte të tëra vetëm. Dhe
ata u thoshin partizanëve: “A e keni marrë maternitetin me vete?!” Lufta kishte ligje të forta dhe ato nuk guxoi t’i prekte njeri. Dolën nga lufta si heroina, duke lënë rininë nëpër male, po ballistët me ç’bilanë dolën. Le të na thonë kundër kujt luftuan dhe kur e çliruan Shqipërinë,
që kanë zënë e kakarisin tani? Djemtë dhe vajzat e nënave,
Dëborë, breshër, apo llohë,
I tha vendit: “Ku më do?”
Ku e deshi atje vajti,
Fjalën si burrat e mbajti.
Gjak e djersë i pëzjeu
Ashtu siç i desh Atdheu.
Edhe për ballistët janë ngritur këngë. A e dini çfarë thonë? “Ç’bëri Balli këtë radhë?/ Në Skrapar solli gjermanë. ?Në Vlushë sapo vanë, /Njëzetetre veta vranë.” Përse i vranë kur ata nuk kishin dalë partizanë dhe ishin në punën e tyre Kur nisa të mblidhja material për këtë
reportazh, më tha një patriot: “Në do të njohësh historinë ashtu si është, ngjitu andej nga kemi bërë betejat ne. Atje do të gjesh dhe mikpritjen e këtyre njerëzve.Mos u lodh të trokitkësh nëpër dyert e tyre, se i kanë lënë hapur që nga lufta.” Mirë e kishte ai, po a e dini sa
beteja janë zhvilluar nëpër Skrapar? Malet e Skraparit nuk kanë vend ku të ngrihen
lapidarë të tjerë.
O vendi që na ke rritur,
Shkrove histori të ndritur.
Gjithë malet që të rrethojnë,
Për lapidare s’të mjaftojnë.
Skrapari është ende në luftë. Nëpër qafa e hone gjëmojnë ende nga krismat e pushkëve. Shkoni e shikoni sa kapsolle janë bërë shuall nëpër gryka, ku u bënë betejat. Deri sa kemi histori lufte të pa zbuluara, jemi në luftë. Do të ikin vite, por gruri e misri do të vazhdojnë të mbijnë në kapsollat e luftës. Në Skrapar janë përzierë gëzhojat me lulet dhe drithin. Edhe buka, edhe ujë, edhe rakia, edhe qumështi vijnë aromë trëndeline dhe baruti. Në Skrapr ishte krijuar një front prapavije shumë i rëndësishëm. E kishin vetëquajtur të tillë nënat dhe motrat e atyre që ishin në frontin e luftës. Ky ishte një front pa pushkë, por plumbat të vrisnin. Ato nëna i mblidhnin armët e municionet, ushqimet e veshmbathjet dhe ua dërgonin djemve të luftës. Net të tëra i gdhinin duke përgjuar nëpër dritare e deriçka sa të vinin djemtë e ti merrnin.Edhe zhaken e fundit të miellit e nxorën nga sepetet e nusërisë dhe e dërguan në frontin e parë, ku gjëmonin malet.