Kur e pyetën, një të meçur:
Ky njeri që ka një emër,
U përgjigj, si për habi!.:
– Urtësinë, e kam fituar,
Nga ata që janë të verbër.
Kur i shihja, duke shkuar,
Teksa ecin, në të errët.
Me kujdes, kur hedhin këmbën.
Se, ku shkelin, maten mirë!.
Çdo gabim, u kushton rëndë!.
Mund të bien, në rrëpirë.
Nëse vendin, nuk e njohin,
Mud të vritën, te një gur.
Nëpër gropa , të rrëzohen.
A përplasën, te një mur.
Të pengohen, nga një prag.
Dhe të bien, në kanal.
Ku si mbajtës, s’ka parmak.
Lajmërues, s’ka një sinjal.
Ndaj, dhe maten, tepër shumë.
Ndaj, dhe ecin me ngadalë.
Dhe nga kjo, mësova unë,
Që të matem, për cdo fjalë.
Ndaj, dhe fjala, duhet pjekur,
si në kokë, edhe në zemër.
Siç tregohet, kaq i matur,
Kur hedh hapin, një i verbër.
Kur hedh fjalën, matem mirë!.
Tek e bluaj nëpër mend.
Çdo mendim, kështu gjen hir,
Urtesia, zë një vend.
Meditoja tepër gjatë,
Fjala s’hidhet, në përgjumje.
Si dhe hapi, nëpër natë.
Pa u matur, tepër shumë.
Një i verbër, kalon sprova,
Në çdo hap që hedh në jetë.
Dhe me fjalën, kështu ndodhka,
Kur e hedh, një të vërtetë.
Por, kur sprova është e egër,
Edhe hapin, s’e hedh dot,
Të ndihmon, fjala e vjetër.
Tek mbështetësh, te një Zot.
Dhe kështu, o mik I dashur,
Urtësi, të mbin në zemër.
Kur shikon, se sa të matur,
E hedh hapin, një i verbër.
* * *
